E themeluar në vitin 1991, kompania jonë ka mbi 30 vjet përvojë në krijimin e mobiljeve moderne dhe me cilësi të lartë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje që kombinojnë dizajnin inovativ, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, duke i dhënë çdo hapësire një stil unik dhe komoditet maksimal. Me fokus tek detajet dhe materialet më cilësore, synojmë të ofrojmë jo vetëm mobilje, por një eksperiencë të plotë rehatie dhe elegancë.
Jemi fabrika e parë shqiptare që operon në Kinë, me një linjë prodhimi të vendosur plotësisht atje, duke na mundësuar të ofrojmë kualitet, kapacitete të mëdha dhe çmime të optimizuara për tregun evropian. Falë pozicionimit tonë strategjik, realizojmë transport të sigurt dhe të shpejtë në të gjithë Europën.
Përveç prodhimit të karrigeve dhe mobiljeve, ofrojmë gjithashtu asistencë të dedikuar për çdo lloj produkti tjetër, përfshirë makineri të ndryshme, pajisje industriale dhe porosi të personalizuara. Me partneritete të qëndrueshme në tregun kinez dhe ekspertizë 30-vjeçare, ne sigurojmë zgjidhje të plota për bizneset dhe individët që kërkojnë cilësi të lartë, garanci dhe besueshmëri.
Produkte të qëndrueshme dhe të rafinuara për çdo hapësirë.
Zgjidhni dhe porositni produktin tuaj me vetëm disa klikime.
Produkte që arrijnë te ju në kohë rekord
Misioni ynë nuk është vetëm të ofrojmë mobilje, por të krijojmë eksperienca të jashtëzakonshme në ambientet ku jetoni dhe punoni. Ne besojmë se mobiljet e duhura mund të transformojnë një hapësirë, duke e bërë atë më funksionale, elegante dhe të rehatshme.
Me një ekip të përkushtuar profesionistësh, ne vazhdojmë të zhvillojmë ide të reja, duke ndjekur trendet më të fundit të dizajnit, pa e humbur fokusin tek cilësia dhe personalizimi i çdo produkti për klientët tanë.
Komentet dhe përvojat e klientëve tanë me produktet tona.
Cilësi super e lartë dhe dizajn modern. Erdhën shumë më shpejt nga sa prisja dhe duken akoma më bukur live. Do të blej patjetër sërish!
E themeluar në vitin 1991, kompania jonë ka mbi 30 vjet përvojë në krijimin e mobiljeve moderne dhe me cilësi të lartë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje që kombinon dizajnin inovativ,
Rruga Bardhyl Tirane
© 2025 OMI TRADE FURNITURE | All Rights Reserved
WhatsApp us